Mustafa: Mësimi në gjuhës shqipe në dy TV dhe në internet

Bujanovac, 18 Mars 2020 – Kryetari i Këshillit Kombëtar shqiptar (KKSh) Ragmi Mustafa thotë se në gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur për shkak të virusit COVID -19, mësimi në gjuhën shqipe, fillimisht për filloristë do të realizohet përmes televizioneve Spektri dhe Aldi, dhe se realizimi i tillë është duke u proceduar në Ministrinë përkatëse.

– Ne ia kemi dërguar Ministrisë emrat e mësuesve që duhet të regjistrojnë nga 22 orë materiale në gjuhën amtare dhe matematikë dhe 14 nga lënda bota rreth neshë. Sidoqoftë, në mesin e ligjëruesve ka një dozë skepse për ligjëratat para kamerave, thotë Mustafa.

Sipas tij, Ministria na i ka lënë mudësitë e lira për organizimin e mësimit:

– Rekomandimi i tyre është që mësuesit ta organizojnë mësimin online për nxënësit e tyre, por edhe që ne të mund të shkarkojmë emisionet televizive me ligjërata përkatëse nga Shqipëria, tha Mustafa, duke shtuar se, me shumë mundësi, do të ketë një kombinimi i përshtatshëm.

Rreth 10,000 nxënës vijojnë mësimet në 13 shkolla të mesme dhe fillore në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Në gjithë Serbinë mësimi online për filloristë ka filluar të martën në Televizionin publik, ndërsa për shkollat e mesme u paralajmëruan për të hënën.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *