NË BUJANOC DO TË FORMOHEN EKIPE PËR NDIHMË ATYRE QË NUK MUND TË DALIN NGA SHTËPIA

Bujanoc, 18 Mars 2020 (Fotografi nga Bujanovaçke: Shtabi i emergjencave) – Shaip Kamberi, kryetari i Komunës së Bujanoc njoftoi për Bujanovaçke se sot do të merret një vendim në seancën e Shtabit të Emergjencave, komandant i të cilit është, për të formuar ekipe për të ndihmuar njerëzit që nuk munden të largohet nga shtëpia gjatë gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të korona virusit COVID-19.

-Kemi marrë udhëzime ppër angazhimin e vullnetarëve dhe Kryqit të Kuq në Bujanoc. Kryetarët e bashkësive lokale janë urdhëruar të organizojnë shpërndarjen e ndihmave në komunitetet e tyre, dhe komuna sot do t’u transferojnë atyre para për nevoja emergjente, paralajmëron Kamberi.

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!

Ai shtoi se në seancën e Shtabit, e cila fillon në orën 11 të ditës së sotme, komandanti i policisë do të shpjegojë se si do të kontrollohet ndalimi i qarkullimit i cili hynë në fuqi nga sot.

Bratisllav Lazareviq – Sekretari i Kryqit të Kuq në Bujanoc shpjegon se roli i kësaj organizate do të përcaktohet në seancën e Shtabit komunal të emergjencave:

– Ka shumë të panjohura, dhe ajo që dimë është se ne do të organizojmë vullnetarë, për të cilat duhet të shpallim konkurs dhe që ata të japin pëlqim me shkrim për angazhim në këtë punë, thotë Lazareviq.

Deri në mëngjesin e së mërkurës, në Serbi janë 83 persona të infektuar me koronavirusin COVID-19, deri sa në Bujanoc, përveç disa personave të karantinuar, nuk ka të infektuar.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *