SHETITEJ NË QYTET NDËRKOHË QË DUHEJ TË ISHTE NË VETIZOLIM

veljković

Bujanoc, 19 Mars 2020 – Kryetari i Bashkësisë lokale Bujanoc, Aca Velkoviq tha në një takim të Shtabit të Emergjencave se të paktën dy persona nga Bujanoci që punojnë në gjyqësorin e Vranjës sot ecnin nëpër qytet dhe tregtuan në Maxi në vend që të ishin në izolim.

Kjo u konfirmua nga disa nga lexuesit tanë që e gjetën veten në këtë pikë në këtë moment:

„Largohuni nga ne, ne jemi në vetizolim“ – kinse kishin bërtitur ata.

Kjo masë është e domosdoshme pasi është konfirmuar që një gjyqtar nga Vranja është testuar dhe ka dalë të jetë i infektuar me virusin korona, dhe është e mundur që me të të kenë kontaktuar edhe persona të tjerë që mund të konsiderohen potencialisht të infektuar.

Prandaj, Velkoviq kërkoi dezinfektimin urgjent të ndërtesës ku personi duhet të jetonte në izolim ndërkaq Shtabi me këtë kërkesë t’i dretohet Stacionit të veterinës.

Pas konfirmimit të kryeministres Ana Brnabic për pacientin e parë të infektuar me koronavirus në Vranje, po bëhen spekulime publike se ai është punonjës gjyqësor në Vranjë, raporton VranjeNews.

Nga Enti i Shëndetit Publik mostra u dërgua në Institutin Torlak dhe u konfirmua se ishte pozitiv në virusin COVID 19.

Sipas informacioneve jozyrtare, Vranjasi kishte ardhur në Serbi më 10 mars nga Praga, përmes vendkalimit kufitar Horgosh. 

Spekulohet se të gjithë punonjësit e institucionit ku ai punon janë vendosur në izolim shtëpiak për një periudhë prej 28 ditësh, dhe nuk do të punojnë deri në njoftimin e radhës.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *