Bujanoc, 21 mars 2020 – Tregu tradicional i të hënave në Bujanoc do të vazhdoj të jetë i hapur, mirëpo do të ndalohet çfardo ekspozimi dhe shitje e mallit rrugëve rreth tregut.
Kryetari Shaip Kamberi tha për Bujanovaçke se në takimin që kishte me kryetarin Vuçiq dhe me kryeministren “nuk kishte ndonjë konkluzion” mbi ndalimin e punës së tregut të gjelbërt gjatë pandemisë së virusit korona COVID -19 dhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi.
„Nëse marrim një urdhër të tillë atëherë do të mbyllet edhe tregu i gjelbërt”, thotë Kamberi.
Ai shton se tani më është ndaluar shitja jashtë tregut të gjelbërt edhe ditëve të tjera, para së gjithash rreth barnatores dhe Postës.
SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!