NGA E HËNA EMITIMI I PROGRAMIT MËSIMOR NË GJUHËN SHQIPE

Nga N. Stevanoviq

 Bujanoc, 28 Mars 2020. Për nxënësit e shkollave fillore në gjuhën shqipe, mësimi në distancë fillon nga dita e hënë duke transmetuar orët në televizionet lokale në Bujanovac dhe Preshevë.

 Orët do të transmetohen në RTV Spektri, RTV Bujanoci, RTV Aldi dhe RTV Presheva, si dhe në kanalin e Këshillit kombëtar shqiptar (KKSH) në Youtube.

 Për filloristët shqiptarë janë përgatitur dhe regjistruar orët e mësimit për gjuhën amëtare, matematikë dhe bota rrethë nesh.

 Sipas Kryetarit të KKSH-ës Ragmi Mustafa, materiali mësimor është xhiruar në Shkollën e mesme “Sezai Suroi” në Bujanoc.

 Më herët Mustafa patë thënë për Bujanovaçke se videoa materialet e xhiruara do të jenë do të ishin një shtesë për mësimin në distancë ngase edhe ashtu mësuesit punojnë me nxënësit përmes viber, skype dhe rrjeteve të tjera.

 -Me një angazhim të përbashkët iu kemi siguruar nxënësve shqiptarë mundësinë që e kanë sikur edhe nxënësit e tjerë. Faleminderit të gjithë drejtorëve të shkollave, si dhe mësuesve për guximin dhe që iu kanë mundësuar folloristëve vazhdimin e mësimit në distancë – tha Mustafa në një prononcim në Facebook, të premten.

 Në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, janë 13 shkolla me rreth 10,000 nxënës ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.

 Shkollat në Serbi nuk kanë janë duke punuar që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë së virusit COVID19.

 https://bujanovacke.co.rs/2020/03/28/emitovanje-nastave-na-albanskom-od-ponedeljka/




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *