SOT KTHEHEN NË SERBI STUDENTËT NGA TURQIA

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 30 mars 2020 (Ilustrim me foto) – Studentët nga Bujanoci dhe nga Presheva, të cilët studiojnë në Turqi, sot do të kthehen në Serbi përmes një linje ajrore, sipas informacioneve jozyrtare të cilat Bujanovaçke i ka marrë në Trupin Koordinues.

Siç na është thënë, transferimi i tyre në aeroportin e Beogradit „pritet në çdo moment“.

Bëhet fjalë për 37 studentë që në kohën e krizës të shkaktuar nga KOVID – 19 u gjetën në Truqi, ndërkohë që shteti për ta ka siguruar një fluturim të veçantë, sipas konfirmimeve nga Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit kombëtar shqiptar (KKSH).

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!

Ai theksoi se KKSH kishte kontaktuar të gjitha institucionet përkatëse shtetërore për të siguruar që studentët e kthyer të karantinoren në hapësirat e Banjës së Bujanocit.

– Ne jemi në procesin që atyre t’iu mundësohet izolimi në Banjën e Bujanocit. Shumë prej tyre kanë frikë se mund të izolohen në një lokacion tjetër në Serbi – thotë Mustafa.

Së bashku me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, KKSH i dërgoi një letër Kryetari të shtetit, Qeverive, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Trupit Koordinues për jugun e Serbisë, duke shprehur gatishmërinë e tyre, sipas Mustafës, për t’iu siguruar studentëve transportim nga Aeroporti i Beogradit për në Bujanoc.

„Ne kërkuam që, në varësi të gjendjes së tyre shëndetësore, ata ose të karantinoren në lokacionet e caktuara nga organet kompetente ose të vetëizolohen në shtëpitë e tyre,“ tha Mustafa.

Studentët iu drejtuan Këshillit Kombëtar për të ndihmuar kthimin e tyre në Serbi, i cili pastaj ia përcolli këtë kërkesë institucioneve kompetente, të cilat kësaj kërkese iu përgjigjën pozitivisht.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *