Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 3 prill 2020. Në Komunën e Bujananocit është vërtetuar edhe një person i infektuar me virusin korona dhe se bëhet fjalë për një burrë 55 vjeçarë. Ai është në gjendje stabiledhe gjendet në Repartin e sëmundjeve infektive në Spitalin e Vranjës. Këtë informacion e konfirmoi për Bujanovaçke dr. Llella Jovanoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
– Të premten në mëngjes në Shtëpisë e shëndetit në Bujanoc është konfrimuar një rast i ri i infeksionit me COVID-19. Shërbimi i Sëmundjeve Infektive do të marrë të gjitha masat e nevojshme. Do të bëhet dezinfektimi i hapësirave banuese të pacientit, ndërkaq personat me të cilët ka kontaktuar janë izoluar në përputhje me procedurën e përcaktuar nga shërbimi kompetent infektologjik nga Vranjë. Kjo është gjithçka që mund të them deri në këtë moment – tha për Bujanovaçke dr. Lela Jovanoviq.
Ky është rasti i dytë i regjistruar me COVID-19 në komunën e Bujanocit.
Personi i parëi infektuar në këtë komunë ishte një grua 74 vjeçare nga fshati nasalcë. Rasti u konfirmua më 29 mars, ndërsa të nesërmen kjo grua ndërroi jetë në Qendrën Klinike në Nish.
Sipas informacionve të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së shëndetësisë, covid19.rs, i azhurnuar për herë të fundit më 2 prill, në komunën e Bujanocit në vetizolim janë 1,135 qytetarë, 19 më shumë se një ditë më parë.
Deri më 2 prill, në Serbi nga kjo pandemic deri më tani kanë vdekur 31 persona, ndërkaq mosha mesatare e të vdekurve është 62,38 vjeç, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 1,171 persona.