BANJA E BUJANOCIT BËHET SPITAL I PËPRKOHËSHËM, ARRIJNË RESPIRATORËT

Shkruan: N. Stevanoviq

 Bujanoc, 7 prill 2020. – Spitali i specializuar Banja e Bujanoc do të shëndrrohet në një spital të përkohshëm për në të cilin do të vendosen të infektuarit me koronavirus, mëson Bujanovaçke nga burime të mirë besueshme. 

Kapacitetet e këtij enti më nuk do të përdoren vetëm për të izoluarit e kthyer nga shtetet e tjera ose për karantinë afatshkurtër, por Spitali i specializuar është duke u përgatitur intensivisht për pranimin e pacientëve të diagnostikuar me COVID-19, sipas modelit nga Panairi i Beogradit dhe Salla e Sportit “Çair” në Nish. 

Këtë ridedikim nuk mundi ta konfirmonte tekniku kryesor  i këtij enti Marjan Tomiq, por kjo gjenë mbështetje në faktin se Banja e Bujanocit çdo ditë është duke u furnizuar me pajisje mbrojtëse, e madje edhe me respiratorë. 

-Në Spitalin e specializuar janë duke ardhur paisje. Sot do të furnizohemi me një respirator, ndërkohë kemi paralajmërime se do të arrijnë edhe disa të tjerë. Jemi duke u  përgatitur dhe po presim udhëzime të mëtejshme nga ministria – thotë Tomiq. 

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!

Ridedikimi i Banjës së Bujanocit mund të ndërlidhet me një vendim të Qeverisë së Serbisë me të cilin është ndaluar trajtimi i pacienteve në kushte shtëpiake, kështu që të gjithë pacientët e infektuar me virusin korona do të trajtohen në spitale. Ata pa simptoma ose me një gjendje të butë klinike do të trajtohen në spitalet e përkohshme, ndërkaq pacientët me gjendje më të rënduar klinike në spitalet Kovid. 

Përndryshe, aktualisht në Banjën e Bujanocit nuk ka asnjë qytetar të izoluar në, dhe që nga 26 marsi, kur Qeveria e Serbisë mori vendim për krijimin e një karantine, në këtë Spital kanë qëndruar 15 persona të kthyer nga shtetet e tjera, rezultatet e të cilëve pas testimit  kanë dalë negativ në virusin korona, por që më pas u dërguan në vetizolim. Nuk dihet nëse Spitali i specializuar në Banjë të Bujanocit do të shërbej ende edhe për karantinim.

Kpaciteti i këtij Spitali është 180 shtretër.

Deri të martën në Komunën e Bujanocit janë konfirmuar tri raste të infektimit me COVID/19, ndërsa në vetizolim janë 1144 qytetarë.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *