Bujanoc, 8 Prill 2020 – Përmes një aksioni të organizuar nga anëtarë të shumtë të diasporës shqiptare dhe biznesmenë lokal, mbi 500 amvisëri në Bujanoc dhe Preshevë morën pako me artikuj kryesor ushqimor dhe higjienik, për të ndihmuar popullatën e këtushme në gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Përparësi po i jipet familjeve, anëtarët e të cilëve nuk mund të lëvizin dhe që janë kategori shoqërore e rrezikuar.
– Aksioni zgjat rreth njëzet ditë. Raundi i parë i ndarjes, sipas një liste që kemi bërë me ndihmën e komuniteteve lokale, ka mbaruar dhe po fillon një cikël i dytë, sipas një biznesmeni vendas dhe një prej organizatorëve të aksionit, Necat Behluli.
Ai shton se vlera e pakos është rreth 5,000 dinarë, por ato para janë problemi më i vogël:
-Problemi më i madh është shpërndarja e ndihmës, për shkak të orës policore, por edhe nga frika e arsyeshme që po mbretëron te njerëzit për shkak të infeksionit. Megjithatë ia dolëm mbanë ta përmbyllim rrethin e parë të ndihmave dhe tani ia nisim nga fillimi, thotë Behluli.
Javën e kaluar, komuna e Bujanovcit shpërndau 141 pako ndihme në 28 bashkësitë lokale, për të cilat u ndanë mjete në shumë prej 500,000 dinarë.
SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!