NEXHAT BEHLULI, PËRSHËNDETJE NGA VETIZOLIMI: NA BASHKOI FATËKEQËSIA

Ndërmarrësi i njohur dhe pronari i medas televizive lokale TV Spektri Nexhat Beluli, po i jep fund periudhës së vetizolimit në të cilin ai u gjetë pas kthimit të tij nga Shkupi ku kishte shkuar për t’i marrë fëmijët e vet që jetojnë atje.   ai solli fëmijët që jetojnë atje nga Shkupi. Në tekstin e tij autorial për Bujanovaçke, ndër të tjera foli edhe për masat ekonomike të qeverisë serbe, por edhe për mënyrën sesi Vuçiç njohu një tipar karakteristik që sikur doli të ishte emërues i përbashkët i të gjithëve

Bujanoc, 9 prill 2020 (Foto: arkiva personale) – Pandemia globale e Covid-19 ka barazuar të gjitha sferat e shoqërisë në nivel planetar, ngase nga kjo sëmundje po vuajnë epo vdesinsi si të pasurit po ashtu edhe të varfërit, qeveritarë e njerëz të rëndomtë, të gjithëve na ka bashkuar kjo tragjedi globale pas së cilës do të ndryshoj shumëçka për të mos qenë siç ishte para kësaj. Do të ketë një vlerësim të shtuarpër jetën, do ta respektojmë njëri-tjetrin, familjen, shokët dhe miqtë.

Profesioni e kërkon që unë të monitoroj situatën e pandemisë jo vetëm në nivel lolal, por edhe at global, dhe i gëzohem faktit që Serbia dhe udhëheqja e saj shtetërore janë një nga vendet e pakta në botë që menaxhimin e situatës janë duke e bërë në mënyrë të përsosur.

Është e vërtetë që Presidenti është pak më shumë histerik dhe po na tremb, por si të sillet edhe ai më ndryshe?

Vuçiq e di se ne jemi një popull i padisiplinuar të cilin vetëm frika ia ngrit vetëdijen për rëndësinë e rrepektimit të masave të përcaktuara.

Edhe më shumë më vie mirë që Qeveria ka hartuar një plan për të dalë nga kriza ekonomike pasi pasojat e pandemisë për ekonominë dhe buxhetin e qytetarëve do të jenë katastrofike.

Le të jemi të gjithë përgjegjës, le të ndjekim rekomandimet për sa më pak kontakt të jetë e mundur sepse aktualisht nuk ka ndonjë kurë alternative për këtë të keqe.

Le të durojmë edhe 10-15 ditë dhe kësaj do t’i vie fundi, do të kewmi rast për të shetitur dhe për t’u shoqëruar, vera sapo ka nisë me ardhë, ka kohë për gjithçka, ky nuk është një vit i humbur.

Jini të kujdesshëm, por mos u frikësoni, qëndroni në shtëpi, mbroni veten dhe familjen tuaj, dhe mbi të gjitha heronjtë e sotëm, luftëtarët e vijës së parë të frontit – personelin mjekësor.

Përshëndetje të gjithëve, shihemi së shpejti për kafe në qytet!




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *