Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 13 prill 2020. Gruaja fshati Konçul nuk është e infektuar me virusin korona, pasi që e njëjta të premten e kaluar ishte dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Vranjë me simptoma kovid-19. Këtë konfirmim për Bujanovaçke na e dhanë të dielën në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.
Një person tjetër që dyshohet të jetë infektuar – një burrë nga Bujanoci, për të cilin dr. Llella Jovanoviq tha të Premten se është pjesë e kategorisë më të rrezikuar sociale, i moshës mbi 65 vjeç, është transferuar në Nish, por ende nuk ka rezultate të testimit në virusin korona.
– Të premten e kaluar kemi pasur dy raste të dyshimta. Një grua ishte negative, ndërkaq jemi në pritje të rezultatit për një të moshuar nga Bujanoci – tha të hënën për Bujanovaçke dr Jovanoviq, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanoc.
Dr Jovanoviq theksoi se para neshë është java më kërcënuese dhe kërkoi nga të gjithë me përpikëri t’i zbatojnë rekomandimet dhe masat me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit.
– Kjo javë është më e rrezikshmja. Kërkoj që bashkëqytetarët tanë të mos dalin nga shtëpitë, të izolohen dhe të përmbahen nga çdo kontakt. Në 7 deri në 10 ditët e ardhshme do të marrim një përgjigje se si do të jenë rezultatet në luftën kundër covid – 19 – tha dr. Jovanoviq.
Deri më tani në Komunëne Bujanocit janë konfirmuar katër raste të infeksionit me covid – 19.
Sipas Ministrisë së punëve të brendshme, që nga 12 Prilli, numri i qytetarëve në izolim ka rënë nga 2656 në 268, të dhëna këto të publikuara në portalin www.covid19.rs.
SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!