Bujanoc, Prishtinë, 14 Prill 2020 (Në foto: Kadri Veseli nga Lajmi.net) – Presidenti i PDK-së Kadri Veseli njofton se ka folur me telefon me drejtuesit shqiptarë në rajon, përfshirë Ragmi Mustafën, kryetarin e Këshillit kombëtar të shqiptarëve (KKSH), në lidhje me situatën në të cilën gjenden shqiptarët në kushtet e pandemisë së Covid-19, raporton portali prishtinas lajmi.net.
– Situata në Luginën e Preshevës është veçanërisht e vështirë, dhe bashkëkombasit tanë janë anashkaluar plotësisht nga autoritetet qendrore të Beogradit. Ajo që e bën gjendjen e tyre edhe më dramatike është fakti që dhjetëra mijëra shqiptarë marrin kujdes shëndetësor atje vetëm në një spital në Vranjë, i cili tashmë është i mbingarkuar. Lugina e Preshevës sot, më shumë se kurrë, ka nevojë për solidaritetin tonë dhe ndihmën e shtetit të Kosovës, tha Veseli.
Në një prononcim për Bujanovaçke, Ragmi Mustafa thotë se çdo ndihmë është e mirëseardhur, por deri më tani nuk kemi pasë kurrfar ndihme nga institucionet e Kosovës:
–Në këto momente, ne po përballemi me shumicën e problemeve ekonomike për shkak të faktit se aktualisht nuk e kemi diasporën këtu e cila sjellë kapitalin e tyre për ta harxhuar. Për më tepër, shqiptarët lokal janë të orientuar ekonomikisht në bizneset e vogla familjare dhe para nga diaspora, ndërkohë që tani gjithçka është ndalur – thotë Mustafa.
Thelbësore për ne, shton ai, është përmbushja e nevojave të domosdoshme për kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë.
„Kam frikë nga një katastrofë ekonomike nëse epidemia nuk përmirësohet sepse aktualisht nuk është duke punuar asnjë sektor,“ përfundon Mustafa.
Ai shtoi se edhe ndihma në furnizime mjekësore do të ishte gjithashtu e mirëpritur:
– Veseli shprehu shqetësimin për faktin se në Spitalin e përgjithshëm të Vranjës nuk ka shqiptarë, tregon Mustafa.
Të kujtojmë se kryetari I Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, deklaroi se që nga fillimi i pandemisë, asnjë zyrtar nga Kosova dhe Shqipëria nuk e kishte kontaktuar, ndërkaq pas kësaj deklarate ai tregoi për një bisedë telefonike me presidentin e Shqipërisë.
Gjithashtu, me ndërmjetësimin e Trupit Koordinues qeveritar, nga Turqia është kthyer një grup studentësh shqiptarë që studiojnë atje në mesin e të cilëve ishin edhe dy student nga Shqipëria.
Në Bujanovac, janë regjistruar 4 raste të infektimit me Covid19, njëri prej të cilëve përfundoi me fatalitet , ndërkohë më 13 prill në komunën e Bujanocit në vetizolim janë 158 persona.