Bujanoc, 15 prill 2020 – Kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, vlerëson se të gjitha partitë lokale, liderët dhe anëtarësia e tyre, qoftë në pushtet apo në opozitë janë bashkuar në uftë të përbashkët kundër pandemisë të shkaktuar nga COVID-19.
„Mirëpo, vetëm një drejtues po bën fushatë në këtë kohë, dhe ky është Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike (PD),“ tha Kamberi për Bujanovaçke.
Ai ia zë për të madhe Arifit për përdorimin politik të faktit se llogaria e komunës është bllokuar për disa ditë, për të cilën ka shkruar Bujanovaçke. Kamberi tha për poratlin tonë se së shpejti do të debllokohet llogaria e komunës.
Si shembuj të bashkëpunimit të mirë, Kamberi përmendi Progresivët dhe Nenad Mitroviqin, Alternativën e Arber Pajazitit, përndryshe opozitarë dhe kundërshtarë të ashpër të qeverisë aktuale të udhëhequr nga Kryetari i Partisë për veprim demokratik (PVD):
-Kemi komunikim të shkëlqyeshëm me Mitrovicin, ai asiston nga pozita e deputetit, dhe anëtarësia e tij u ofrua për çdo lloj ndihme. Gjithashtu gjatë një takimi u pajtuam me Pajazitin që të lëmë politikën mënjanë gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, ndërkohë dua t’i faleminderoj edhe lidrëve e anëtarësisë të partive rome për bashkëpunim korrekt, „thotë Kamberi.
SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!
Zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Serbi ishin planifikuar të zhvilloheshin më 26 prill, por u shtynë për shkak të pandemisë COVID – 19.
Kamberi zbuloi gjithashtu se të mërkurën zhvilloi një bisedë telefonike Gent Cakajn, ministrin e jashtëm të Shqipërisë, i cili premtoi të ndihmojë Bujanocin:
„Ne nuk folëm për ndihmë konkrete, por çfardo qoftë ajo për ne është e mirëseardhur,“ thotë Kamberi.
Ai theksoi se pushteti lokal mori 1200 maska dhe po aqë palë doreza nga ministria e linjës, të cilat do të shpërndahen për komunitetet lokale dhe punonjësit e administratës publike.
One thought on “KAMBERI: TË GJITHË POLITIKANËT LOKAL TË BASHKUAR, PËRVEÇ NJËRIT”