NË LLOGARINË E KOMUNËS 51 MILION DINARË, PAGAT TË MARTËN

Bujanoc, 16 Prill 2020 – Pas 18 milionë dinarëve në emër të tatimit në paga, në llogarinëe  komunës së Bujanocit gjatë ditës kanë “fjetur” edhe 33 milion milionë dinarë nga transferet e rregullta për muajin mars, kështu që tani totali i mjeteve në këtë llogari është rritur në 51 milion dinarë.

Kjo do të thotë që të martën, më 21 prill, përkatësisht në ditën e parë të punës të javës tjetër të gjithë punonjësit do t’i marrin pagat e muajit mars, thotë Shaip Kamberi kryetar i Komunës së Bujanocit, duke mos e fshehur kënaqësinë me këtë rast, i cili e ndau këtë informacion me portalin tonë të enjten në mbrëmje. 

Ai shtoi se transferet e rregullta për muajin prill pritet të vijnë deri në fund të muajit. 

Për shkaqet e vonesës së të hyrave të rregullta nga buxheti republikan, lexoni KËTU.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *