Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 27 prill 2020-Rezultatet e testit në covid-19 për dy persona të komunës së Bujanocit, mostrat e të cilëve ishin dërguar për analizë javën e kaluar, dolën negative, ndërkohë që nuk kishte të dyshuar për raste të tjera, konfirmuan për Bujanovaçke zyrtarë nga Shtëpia e shëndetit në Bujanoc.
Komuna e Bujanocit hyn në javën e tetë të luftës kundër Covid -19 me gjithësejtë 6 raste të konfirmuara më parë, nga të cilat i fundit ishte një fëmi shtatëvjeçarë i infeksioni i të cilit ishte konfirmuar më 23 prill.
-Dy personat e fundit të testuar ishin negativë, ndërkaq kemi edhe një rezultat negativ nga mostra e dërguar të premten. Ju kujtoj se fjala është për tre persona që u dyshuan pasi që infeksioni u konfirmua te i vetmi fëmijë i sëmurë nga kjo sëmundje në komunën tonë. Ndërkohë, Shtëpia e shëndetit nuk ka regjistruar ndonjë rast të ri të dyshimtë – tha të hënën për Bujanovaçke, drejtoresha e Shtëpisë së shëndetit dr Llella Jovanoviq.
Ajo theksoi se një qytetar nga lagjeja e Bujanocit, karakaçka, i cili ishte transferuar në Repartin e sëmundjeve infektive të Spitalit në Vranje për shkak të infektimit me virusin Corona në fillim të prillit, javën e kaluar është lëshuar në shtëpi.
Ky është Bujanocasi i dytë që mundi covid-19, dy janë ende nën trajtim, dhe dy të tjerë të vdekur. Ky është bilansi zyrtar deri më tani.
Sipas gjendjes deri të dielën e kaluar (26 prill), në komunën e Bujanocit në vetizolim janë vetëm edhe 37 qytetarë.
SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!