SHKURTIMI I ORËS POLICORE GJATË VIKENDIT FESTIV

Bujanoc, Beograd 30 prill 2020- Ndalimi i lëvizjes për festën e 1 Majit pritet të fillojë të enjten më 30 prill në ora 18.00 pasdite, dhe do të zgjasë deri të shtunën në ora 05.00 të mëngjesit.

Siç u tha nga Presidenti Aleksandar Vuçiq, ai do t’i propozojë Kryeministres dhe Shtabit të Krizave që ora policore të shtunën e të dielën të jetë njëjtë si gjatë ditëve të tjera të javës, përkatësisht nga ora 18-05.00.

Të Premten, më 1 maj, ndalimi i lëvizjes nuk do të vlejë për personat e moshës mbi 65  vjeç.

Vuçiç tha se çdo grumbullim i më shumë se pesë personave do të ndëshkohet.

Më herët ishte paralajmëruar se për këtë fundjavë ora policore të zgjaste nga e enjtja në ora 18.00 deri të hënën në ora 05.00.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *