Bujanoc, 11 maj 2020 – Partitë dhe grupet e qytetarëve nga 12 maji do t’i grumbullojnë nënshkrimet e qytetarëve për zgjedhjet lokale në ekstrakte të reja, njoftoi për Bujanovaçke Farush Islami, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor (KKZ).
Siç tha ai, ekstraktet e reja janë në përputhje me vendimin sipas të cilit verifikimi i nënshkrimeve të qytetarëve përveç se në noteri mund të bëhet edhe në vetëqeverisjen lokale, meqë zgjedhjet e paralajmëruar të mbahen më 26 prill u shtyen për shkak të virusit korona.
– Ekstraktet e ri do të jenë në dispozicion në faqen e internetit të Komunës së Bujanoc, deklaroi Islami.
Zgjedhjet lokale dhe republikane në Serbi mbahen më 21 qershor, ndërkaq në komunën e Bujanocit deri më tani listat zgjedhore i kanë dorëzuar 6 parti politike.