HAPEN VENDKALIMET ME KOSOVËN

Bujanoc, Beograd, Prishtinë, 20 maj 2020 – Në seancën e sotme të Shtabit të Krizave, u propozua që gjatë ditës të hapen vendkalime administrative midis Serbisë qendrore dhe Kosovës, njoftoi epidemiologia Darija Kisiq-Tepavçeviq, njofton Tanjug.

Më herët, Kryeministrja Ana Bërnabiq tha se ajo do të kërkoj që çështja të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse kjo është në interes të të gjithëve.

Nga e premtja, përkatësisht nga 22 maji, për të hyrë në Serbi më nuk do të jetë i nevojshëm testi negativ  e as ndonjë leje e veçantë, as për shtetasit vendas e as për shtetasit e huaj, gjithnjë sipas rekomandimit të Shtabit të Krizave.

Të gjithë personave që hyjnë në territorin e Serbisë do t’u jepen paralajmërime shëndetësore në mtë cilat thuhet se ata po hyjnë në territorin ku virusi ende është në qarkullim, si dhe për mënyrat e parandalimit të infeksionit, thuhet në rekomandimin, i cili duhet të konfirmohet të enjten në seancën e Qeverisë së Serbisë.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës njoftoi se po pret mendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për hapjen e vendkalimit.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *