NJË BUJANOCAS POZITIV NË VIRUSIN KORONA, DËRGOHET NË VRANJË

Bujanoc, 20 maj 2020 – Një rast tjetër i infektuar me virusin korona u regjistrua të mërkurën në Bujanoc!
Bëhet fjalë për një person 34-vjeçar me banim në Bujanoc, me inicialet M.J., i cili mëngjesin e së mërkurës u shtrua për shërim  në Qendrën mjeksore në Vranje, u konfirmua për Bujanovaçke nga Dr. Lela Jovanoviq, drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore.
Pacienti ka një pasqyrë të letë klinike, sqaroi drejtoresha.
Jozyrtarisht dyshohet se ai ishte infektuar në Vllasotince, ku po qëndronte për shkak të punës.
Dr. Jovanoviq edhe një herë u bën thirrje qytetarëve që të përdorin maska  dhe doreza mbrojtëse sepse virusi është ende i pranishëm, gjë që dëshmohet më së miri me shembullin e Vranjës.
Ky është rasti i 8 i konfirmuar me Covid19 në Bujanoc, që nga fillimi i pandemisë.



Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *