VIRUSI KORONA NUK KA TË NDALUR, EDHE 4 RASTE NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 25 maj 2020 – Katër raste të reja të infeksionit me virusin korona janë konfirmuar në komunën e Bujanoc, përfshirë një fëmijë dhjetëvjeçar nga fshati Zhbevc.

Dr Lela Jovanović, drejtoreshë e Shtëpisë së shëndetit në Bujanocit, konfirmoi për portalin tonë se me katër rastet e reja me Covid-19, të regjistruara këtë të hënë në komunën e Bujanocit, e ka rritur numrin e përgjithshëm në  në gjithsej 13 raste.

Nga katër pacientë të rinj, dy janë nga Bujanoci – të moshës 50 dhe 58 vjeç – mostrat e të cilëve janë ekzaminuar të Shtunën, e që janë duke u përgatitur për t’i dërguar Spitalin e Vranjës (raportimi ynë e hënë rreth orës 11:00). Një fëmijë 10-vjeçar nga Zhbevci tashmë është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Nish, i cili ishte testuar javën e kaluar – thotë Dr. Jovanoviq.

Me virusin korona është infektuar edhe një grua 65 vjeçare nga fshati Trejak, e cila nuk është trajtuar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, kështu që ky institucion aktualisht nuk ka informacione se ku është duke u trajtuar kjo paciente.

– Siç e thashë edhe më parë, situata në komunën tonë po bëhet gjithnjë e më e komplikuar dhe kërcënon të dalë jashtë kontrollit, nëse sjellja e qytetarëve nuk ndryshohet urgjentisht. Kërkoj nga të gjithë të ndjekin rekomandimet dhe masat, të vendosin maska, të mbajnë distancën dhe të shmangin kontaktet. Asgjë nuk ka mbaruar, përkundrazi – theksoi Dr. Jovanović.

https://bujanovacke.co.rs/2020/05/25/korona-ne-posustaje-4-nova-slucaja-u-bujanovcu/

 




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *