BEHLULI: NËSE JANË TË TEPËRTA, ATO 100 EURO BARTNI NË FONDIN TONË HUMANITAR

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 27 maj 2020. –Afaristi dhe pronar I medias nga Bujanoci, Nexhat Behluli, ka ndërmarrë një nismë duke I ftuar të gjithë bashkëqytetarët, ekonomikisht të kamur, që 100 eurot e ndara nga shteti t’I orientojnë në një Fond unik përmes të cilit „do t’iu ndihmohej atyre që kanë më së shumti nevojë“.

Për pakë ditë që nga publikimi i kësaj nisme, Behluli ka marrë mbështetjen e njëzetë personave, dhe si  rezultat i kësaj në llogarinë e dedikuar për këtë destinim deri më tani janë grumbulluar 2.000 euro.

-Këtë nismë e kam ndërmarrë sipas shembullit të afaristëve, gazetarëve, sportistëve, estradës, shoqatave të ndryshme në zë brenda Serbisë. Mund të them se jam befasuar këndshëm me jehonën që ka pasë kjo nismë, meqë deri më tani janë grumbulluar 2.000 euro, ndërkohë që ky aktivitet do të zgjasë deri më 7 qershor, deri edhe kur është paraparë pagesa e kësaj ndihme nga Qeveria- thotë Behluli për Bujanovaçke.

Së për çfarë veprash humanitare do të përdoren këto mjete do të vendosin donatorët vetë donatorët, pas përfundimit të këtij aksioni.

– Pasi ta kemi shumën përfundimtare dhe të dihet se kush kamarrë pjesë në këtë aktivitet do të bëjë një mini anketë me qytetarët, në profilin tim në facebook, me pyetjen se ku të orientohen këto mjete. A do të ndihmohet ndonjë shkollë me paisje shkollore, terene sportive ose do të ndërtohet ndonjë shtëpi për të varfër, do të shohim, por gjithësesi dikush do ta gëzoj këtë ndihmë – thotë pronari i TV Spektri.

Sipas tij ftesa iu është drejtuar njerëzve të kamur, afaristëve, politikanëve, ndërmarrjeve, „për të cilët këto 100 euro nuk kanë ndonjë peshë, ndërkohë që duan të bëjnë diçka të mirë“.

Paratë janë duke u grumbullar në llogarinë e hapur në Bankën komerciale nr. 205-9011000275985-78 dhe me këtë rast Behluli i ftonë të gjithë që kanë mundësi që të kyçen në këtë aktivitet.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *