Bujanoc, Tiranë, 29 maj 2020 (Foto nga Milla Llaziq: Plazhi në Shqipëri) – Bregdeti shqiptar është bërë një nga destinimet e preferuara në të cilat shumë bujanocas viteve të fundit i kalojnë pushimet e verës, dhe me siguri se do t’i gëzohen lajmit se të gjitha plazhet e Shqipërisë, të cilat shtrihen në dy detra, do të hapen nga 10 qershori.
„Greqia ka vendosur të hapë plazhet në korrik, ndërkohë që vendet e tjera nuk kanë vendosur ende, ndërsa ne do t’i hapim ato për hotele nga 1 qershori dhe për të gjithë, pa përjashtim, nga 10 qershori“, tha Kryeministri shqiptar Edi Rama në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Ai theksoi se gjatë javës do të formohet një komision i përkohshëm, i cili do të jetë përgjegjës për lëshimin e lejeve për pronarët e plazheve private, dhe shtoi se gjitha të ardhurat do t’i paguhen vetëqeverisjeve lokale.
„Asnjë kontratë nuk do të jetë e vlefshme nëse nuk merr lejen e komisionit dhe asnjë vetëqeverisje lokale nuk mund të lëshojë një kontratë të re pa miratimin e tij,“ deklaroi Rama.