MINISTRI QË BASHKOI PARTITË SHQIPTARE DO TË VIZITOJ BUJANOCIN DHE PRESHEVËN

Bujanoc, 8 qershor 2020 (Foto nga arkivi: Cakaj me liderët shqiptarë) – Ushtruesi i detyrës së Ministrit për Evropë dhe punë të jashtme të Shqipërisë Gent Cakaj, njeriu që arriti t’i bashkojë partitë shqiptare për zgjedhjet republikane në Serbi, do të vizitojë Bujanocin, Preshevën dhe Medvegjën.

Në agjendën e publikuar nga Këshilli kombëtar shqiptarë (KKSH) thuhet se Cakaj do të qëndrojë në Preshevë të mërkurën, ku do të takohet me nënshkruesit e Marrëveshjes për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, përkatësisht me përfaqësuetie listës zgjedhore „Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar“.

Në Preshevë, Ministri Cakaj do të ketë një takim me kryetarin e komunës, Shqiprim Arifi, me ç’rast do të vizitojë Gjimnazin, „Skenderbeu“, parkun industrial por do të takoj e do të bisedoj edhe me qytetarë.

Ditën e dytë të vizitës së tij Cakaj do t’ia kushtoj Bujanocit.

Mëngjesi do të fillojë me një takim pune me kryetarin e komunës Shaip Kamberi, prijësin e listës së përbashkët shqiptare, dhe do të vazhdojë me një takim me kryetarin e KKSH-ës, Ragmi Mustafa.

Ministri do të vizitojë edhe Shkollën e Mesme „Sezai Suroi“, Departamentin e Fakultetit të ekonomisë nga Subotica dhe Zyrën e OSBE-së.

Në ditën e tretë të vizitës, ai do të qëndrojë në Medvegjë, ku, ndër të tjera, do të takohet me këshilltarët shqiptarë të asamblesë lokale.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *