Bujanoc, Prishtinë, 9 qershor 2020 – Pjesëmarrja në punën e institucioneve është mënyra më e mirë për të paraqitur problemet me të cilat përballen shqiptarët, tha drejtuesi i Partisë për Veprim Demokratik Shaip Kamberi, duke shtuar se idea për shkëmbimin e territoreve përmendet vetëm si një nga skenarët e mundshëm, transmeton KosovoOnline.
I pyetur në lidhje me deklaratën e tij se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhet të bashkohen me Kosovën, Kamberi tha se ideja e një shkëmbimi të mundshëm të territoreve nuk erdhi nga partia e tij, duke përmendur se Presidenti serb Aleksandar Vucic dhe Ministri i Jashtëm Ivica Daçiç janë pikërisht ata të cilët “për vite të tëra flasin për këtë temë „.
„Ne e përmendëm atë vetëm si një skenar të mundshëm të një marrëveshje ndërshtetërore që duhet të nënshkruhet midis Beogradit dhe Prishtinës, nëse të dy palët bien dakord për ndryshimin e kufijve,“ tha Kamberi.
Nëse kjo ndodh, kërkesa jonë është që Lugina e Preshevës të trajtohet si e tërë, dhe jo e ndarë në disa fshatra, gjë që mund të shkaktojë një katastrofë humanitare, theksoi ai.
Ai beson se pjesëmarrja në punën e institucioneve është mënyra më e mirë për të paraqitur problemet me të cilat përballen shqiptarët, sikur edhe mundësia për t’i zgjidhur ato përmes një bashkëpunimi të gjithanshëm.