JU PREZENTOJMË LISTAT ZGJEDHORE LOKALE: UNIONI DEMOKRATIK SHQIPTAR – BASRI VESELI

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 18 qershor 2020. Unioni demokratik shqiptarëve (UDSH) po kandidon në mënyrë të pavarur në këto zgjedhje lokale në Bujanovac, ndryshe nga viti 2016, kur ishte në koalicion me Partinë për veprim demokratik (PVD).

UDSH ishte partia e fundit që paraqiti listën zgjedhore në Komisionin Komunal Zgjedhor (KKZ) dhe në fletëvotimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale do të radhitet me numër rendor 9.

Bartësi dhe kandidati i parë për këshilltar në këtë listë është Basri Veseli, elektricist nga Nasalca, përndryshe nënkryetar i Kuvendit gjatë përbërjes së fundit.

Nerxhivane Kastrati Hasani, mjeke nga Tërnoci, është e dyta në listë, ndërkaq i treti është Xhelal Mustafa professor nga Bujanoci.

Për këto zgjedhje kjo parti ka kandiduar edhe me Nagip Aliun dhe Valdete Taipin nga Tërnoci, pastaj Ridvan Nevzadin nga Samolica, ndërkaq pas tij edhe një tërnocas tjetër Samet Mustafën, të gjithë këta me përgatitje të mesme profesionale.

Rametulla Selimi, një inxhinier i diplomuar nga Lluçani, është i teti e Gresa Selimi, juriste nga Tërnoci është e nënta ndërsa e dhjeta është Shemsije Mustafi, mjeke nga Bujanoci.

Lista „Unioni demokratik shqiptarë – Basri Veseli“ ka gjithsej 15 kandidatë, ndërkaq lista me plotë e kandidatëve për këshilltarë mund të shihet KETU.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *