STOJANÇA ARSIQ: KËTU JEMI PËR TË BISEDUAR MBI FORMIMIN E QEVERISË

Nga: N. Stevanović

Bujanoc, 24 qershor 2020 – Bartësi i listës zgjedhore të koalicionit rreth PSS (SPS), një nga humbësit më të mëdhenj në zgjedhjet lokale në Bujanoc, Stojança Arsiq, thotë për Bujanovakçe se „ajo që ndodhi të dielën përkon me gjithçka por jo edhe me zgjedhje“ andaj një rezultat i tillë edhe pritej.

– Këto nuk ishin zgjedhje, këto kanë një emërtim ndryshe – tha Arsiq kur ne i kërkuam të komentojë rezultatin e dobët të listës lider i të cilës ishte në këto zgjedhje, duke fituar vetëm tre mandate këshilltarësh.

Arsiq nuk ka dashur të shpjegojë arsyet e një vlerësimi të tillë të procesit zgjedhor, duke konfirmuar për Bujanovaçke se ata nuk kanë paraqitur asnjë kundërshtim në Komisionin zgjedhor komunal (KZK), dhe as nuk do të ankohet për parregullsitë eventuale.

Rënia nga 7 mandatet – sa kishin pasur në përbërjen e kaluar Arsiqi, Nenad Tasiq dhe PSS (SPS), atëherë të mbështetur edhe nga Boban Pavlloviq edhe me socialdemokratët e Lajiqit, të cilët në këto zgjedhje ishin në listën e PPS (SNS) – në 3 mandate, nuk do të thotë heqje dorë nga çdo mundësi për ripjesëmarrje në ndarjen e pushtetit lokal.

Përndryshe, në pyetjen e Bujanovaçke se nëse një rezultat i dobët nënkupton një largim të sigurt në opozitë, Arsić tha se se ai do t’i përgjigjej ftesës së partive më të mëdha për partneritet të mundshëm qeverisës.

– Ne mund të flasim, por jo me çdo kusht, dhe as nuk jemi dakord për bashkëpunim të pakushtëzuar vetëm sa për të qenë pjesë e mazhorancës në pushtet. Ne do të shohim se çfarë do të ndodhë – thotë ai.

 




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *