NË BUJANOC ZGJEDHJET DO TË PËRSËRITEN NË 9 NJËSI ZGJEDHORE

Bujanoc, 26 qershor 2020 – Komisioni Zgjedhor Republikan (KZR) miratoi të premten aktvendim për rivotim në 9 njësi zgjedhore në komunën e Bujanocit për zgjedhjet parlamentare.

Në këtë dokument, i publikuar nga KZR, nuk tregon arsyet pse u anuluan zgjedhjet në gjithsej 234 njësi zgjedhore në Serbi, përveç që votimi në to do të përsëritet më 1 korrik, duke filluar nga ora 7 e mëngjesit deri në 8 të darkës, me këshilla të rinjë zgjedhor.

Gjithashtu është interesante që Organi punues komunal për zbatimin e zgjedhjeve republikane në Bujanoc nuk ka marrë ende rezultatet e zgjedhjeve të 21 qershorit nga KZR.

Në territorin e Bujanocit, më 1 korrik zgjedhjet do të përsëriten në 9 vendvotimet e mëposhtme:

në vendvotimin numër 1 (Shkolla Fillore „MUHAREM KADRIU“ – HOLI)
-në vendvotimin numër numër 10 (Shkolla Fillore „SAMI FRASHËRI“)
– në vendvotimin numër 52 (Shkolla Fillore „NAIM FRASHËRI“ – HOLI)
– në vendvotimin numër 57 (RESTAURANTI I INDUSTRI SË DUHANIT)
– në vendvotimin numër 15 (Shkolla Fillore „SAMI FRASHËRI“)
– në vendvotimin numër 16 (Shkolla Fillore „SAMI FRASHËRI „)
– në vendvotimin numër 25 (Shkolla Fillore „BRANKO RADIÇEVIQ“)
– në vendvotimin numër 31 (LOKALI I ZARIJA MITIQIT)
– në vendvotimin numër 45 (Shkolla Fillore „BORA STANKOVIQ“)

 




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *