RIVOTIMI: TRE MANDATE PËR LISTËN SHQIPTARE

Nga: N. Stevanoviq

Bujanoc, 3 korrik 2020. Në zgjedhjet e përsëritura parlamentare në komunën e Bujanocit, të mbajtura të mërkurën, Progresistët fituan në komunitetet serbe, ndërkaq në mjediset shqiptare „Lugina e Bashkuar“ fitoi vota të mjaftueshme për të siguruar tre vende në Kuvendin republikan, sipas të dhënave jozyrtare nga të dy këto kampe politike.

– Tani më janë siguruar tri mandate parlamentare nga Lista e përbashkët zgjedhore e partive politike shqiptare , që është rezultat i bashkëpunimit me Tiranën, dhe me mbështetjen e Prishtinës – njoftoi të enjten Shaip Kamberi, i pari në listën „Alternativa Demokratike Shqiptare – Lugina e Bashkuar“.

Vetëm 20 përqind e qytetarëve kishin dalë për të votuar në nëntë vendvotime në komunën e Bujanocit, ndërsa sipas të dhënave të këshillit vendor të Partisë Përparimtare Serbe (PPS), kjo parti kishte fituar 80 deri 90 përqind të votave të komunitetit serb.

– Në nëntë njësi zgjedhore votuan gjithësejtë 1.520 qytetarë, nga 8.000 të regjistruar në regjistrin unik zgjedhor për këto njësi zgjedhore. Siç pritej, lista elektorale „Aleksandar Vučić – për fëmijët tanë“ fitoi bindshëm në komunitetin serbe – tha për portalin tonë Nenad Mitroviq, kreu i Përparimtarëve në Bujanoc.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *