AKSIONI I GRUMBULLIMIT TË NDIHMAVE PËR SPITALET COVID: TË GJITHË NE JEMI VRANJA

Bujanoc, Vranjë, 7 korrik 2020 (foto nga JV) – Për t’i ndihmuar punonjësit dhe të sëmurët nga virusi korona në Qarkun e Pçinjës, njerëzit nga Qendra për transparencë mediale dhe përgjegjësi sociale ka filluar aksionin e grumbullimit të pajisje mjekësore dhe furnizime të nevojshme për funksionimin më të mirë të spitaleve dhe ambulancës kovid në Vranjë, në të cilën është inkuadruar edhe Bujanovaçke.

Aksioni me moton „Qyteti ynë, njerëzit tanë, vendi ynë“ do të zgjasë deri të premten e ardhshme, transmeton Južne vesti.

Nga kjo shoqatë kanë deklaruar se për dy ditë, që nga fillimi i këtij aksioni, janë paraqitur shumë njerëz që duan të ndihmojnë dhe se përgjigja është përtej të gjitha parashikimeve.

– Deri dje kanë telefonuar 30 donatorë, disa ndihmuan në para, disa sollën mallra. Pagesa më e vogël që shkoi në llogari është 1.000 dinarë, ndërkaq më e madhja është 100,000. dinarë. Deri më tani janë mbledhur 190,000 dinarë. Kemi edhe shumë thirrje nga diaspora. Janë lajmëruar edhe shkrimtarë të rinj që dhurojnë ose shesin librat e tyre për të ndihmuar. Paratë e mbledhura do të përdoren për blerje e materialeve përkatëse në farmacinë e qytetit sepse farmacia hoqi dorë nga diferenca e fitimit për ta ndihmuar këtë aksion – thotë PR i Shoqatës Jelena Marinkoviq.

Për funksionimin më kualitativ të spitaleve dhe ambulancës covid, sipas kompetentëve, janë të nevojshëm termometra pa kontakt, mekanizmi përcjellës për infuzion dhe oksigjeni, karrocat e ilaçeve, mbajtësit e listave ku evidentohet temperatura e pacientëve, jastëkët dhe qarshaf, palloma, sapun i lëngshëm, karrocat e ushqimit dhe rrobave, enë metalike, maska dhe dorëza mbrojtëse, çorape dhe kapele, ujë në shishe dhe lëngje prej gjysëm litri, çajra, supa në qese dhe deterxhent në pluhur …

-Çdo ndihmë është e mirëpritur dhe asnjë donacion nuk është i vogël. Vetëm politika nuk ka vend në këtë veprim, qëllimi është ekskluzivisht për të ndihmuar punëtorët shëndetësorë që rrezikojnë jetën e tyre duke u përballur me Covid -19, si dhe pacientët në gjithë Qarkun e Pçinjës që janë në kulmin e betejës së tyre në spitalet Covid-19. Çdo kujt që iu kemi drejtuar për ndihmë, na kanë thënë „po, duam të ndihmojmë, meqë ky aksion nuk është politikë “ dhe kjo është e bukura e këtj aksioni – thotë Marinkoviq.

Vendi ku të interesuarit mund të sjellin mallrat është rruga e Llovqenit 3 në Vranjë ndërkaq llogaria për pagesën në para është 160-0000000509908-42, në numrin thirrës të pagesës ZC01-1 ose ZC01-2.

Ju mund t’i shihni të gjitha informacionet në faqen e internetit të Qendrës për transparencë mediale dhe përgjegjësi sociale.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *