SPITALET COVID NË VRANJË PLOTË ME PACIENT, NDËRKOHË PO PRITEN REZULTATET EDHE PËR 288 MOSTRAVE

Bujanoc, Vranjë, 7 korrik 2020 (Foto Vranje news) – Sipas të dhënave të kumtuara nga Enti për mbrojtjen e shëndetit publik në Vranjë, në tre spitalet COVID në Vranje – me një kapacitet të përgjithshëm prej 154 shtretërve – ku po trajtohen edhe pacientë nga Bujanoci, aktualisht janë të shtrirë 141 pacientë të infektuar me virusin COVID-19,.

Në spital në COVID në Surdulicë janë duke u trajtuar 42 pacientë të infektuar me virusin COVID-19.

Në të njëjtën kohë, priten rezultatet e 288 testeve të tjera, raporton Vranje news.

Në Qendrën Klinike (QKN) në Nish, ku trajtohen pacientë nga e gjithë zona e jugut të Serbisë, janë hospitalizuar 94 pacientë, përfshirë gjashtë fëmijë me prani të konfirmuar të virusit, por ata janë në një gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Nga numri i përgjithshëm i personave të hospitalizuar e që janë konfirmuar me infeksionin COVID – 19, gjashtë janë të lidhur me pajisjet e ventilimit artificial dhe gjendja e tyre është shumë e vështirë.

TË GJITHA LAJMET RRETH KORONA VIRUSIT QË PËRKOJNË ME BUJANOCIN, MUND T’I PËRCILLNI NË LINKUN TONË DUKE KLIKUAR KËTU!




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *