Bujanoc, 15. dhjetor 2023. Sot skadon afati shtesë për riregjistrimin e automjeteve nga targat serbe të qyteteve të Kosovës në targa RKS.
Deri më tani, janë 3300 pronarë makinash që kanë zëvendësuar targat serbe me targa të Kosovës.
– Janë riregjistruar 3300 makina dhe ka mundësi që sot të arrijmë në 3400 automjete. Interesi i qytetarëve na detyroi të bëjmë kërkesë për shtyrje të afatit në MPB, por tani nuk kemi kërkesa të tjera dhe në fakt nuk ka asnjë arsye që policia ta konsiderojë të nevojshme shtyrjen sërish të afatit – ka thënë zëvendësdrejtori i policisë për rajonin verior, Veton Elshani, transmeton Radio KIM.
Policia njofton se pas përfundimit të afatit, do të gjobiten pronarët e makinave me targa të paligjshme (“PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” ose “ĐA”).Nëse të shtunën policia has në këto vetura do t’i ndalojë, do t’i konfiskojë targat, gjobat janë 150 euro, do t’i heqë patentë shoferin ndërsa shoferit i lejohet ta heq mjetin nga rruga. Nëse e hasim sërish të njëjtin automjet, vetura konfiskohet dhe dërgohet në doganë – tha Elshani.
“Forca Dardania”: Fudbaleri Albanije i Kosova u baražu za Svetsko prvenstvo
Bujanovac, 16. novembar 2025. – Srbija i definitivno neće igrati na Svetskom fudbalskom prvensvu ali realne šanse da…



