Bujanoc, 18. janar 2024. – Qeveria e Kosovës kërkon nga vendet e BE-së që të refuzojnë propozimin e Komisionit Evropian për përditësimin e listës së udhëtimit pa viza në BE dhe lejimin e pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë për serbët e Kosovës për të udhëtuar në BE.
Rregullorja e BE-së i lejon mbajtësit e pasaportave nga 61 shtete të udhëtojnë në BE pa viza dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë, shkruan Politica, përcjell N1.
Aty janë listuar edhe pasaportat serbe, përveç pasaportave të lëshuara për serbët e Kosovës nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë. Komisioni propozoi heqjen e kësaj klauzole.
Kosova u ankua, në një letër që e kishte parë Antoinette Rousi e Politico, se propozimi “është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me parimet e sovranitetit, integritetit ligjor dhe përpjekjeve të vazhdueshme për normalizim”.
Më 16 nëntor, Komisioni Evropian propozoi heqjen e vizave për BE-në për banorët e Kosovës, mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Qendra Koordinuese e Serbisë, por Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian ende nuk janë deklaruar për këtë propozim.
Poslanik Petrović Gašiću: Dok sam ja znao činove, vi ste učili da izvlačite fuge u kupatilima
Bujanovac, Beograd, 3. decembar 2025. – Obraćanje ministra vojnog Bratislava Gašića, koji je u parlamentu govorio o zdravstvenom…





