Bujanoc, 9. shkurt 2024. Komuna e Bujanocit do të marrë 4 milionë dinarë nga Kabineti i Ministrit për Zhvillimin e Komunave të Pazhvilluara, Novica Tonçev, për punësimin e asistentëve personalë që punojnë me fëmijët me aftësi të kufizuara zhvillimore.
Kontrata për financimin e programit të asistentëve personal është nënshkruar të enjten ndërsa Komuna ka marrë shumën që ka kërkuar në konkurs.
Konkursi u shpall më 5 janar.
“Asistentët personalë do të vazhdojnë punën me fëmijët me aftësi të kufizuara zhvillimore tani që janë siguruar fondet”, thekson Komuna.
Zakonisht punësohen rreth 40 asistentë për të punuar me fëmijët e moshës parashkollore dhe shkollore në territorin e komunës.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

