ARRESTOHET BUJANOCASI, RRAHË DHE LËNDON GRUAN

muškarci protiv nasilja
muškarci protiv nasilja
Inicijativa „Ne posmatraj. Reaguj!“ okuplja muškarce koji su se obavezali da nikada neće tolerisati nasilje prema ženama (Foto Lidija Antonović/ilustracija)

Bujanoc, 12. prill 2024. – (Foto Lidija Antonoviq/ ilustrim)- Për shkak të dyshimit se ka sulmuar fizikisht dhe lënduar gruan e tij, policia në Bujanoc ka arrestuar N.A. (1965), ndërsa gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Bujanoc i ka caktuar masën e paraburgimit deri në 30 ditë.
N.A, i cili është nga rrethina e Bujanocit, është arrestuar nga policia lokale për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunës në familje.
Ai dyshohet se ka sulmuar fizikisht dhe lënduar gruan e tij në shtëpinë familjare, pas një zënke të shkurtër.
Policia ndaj të dyshuarit ka shqiptuar të dyja masat emergjente: largim të përkohshëm të autorit nga shtëpia dhe ndalim të përkohshëm të autorit të kontaktojë dhe t’i afrohet me viktimën e dhunës.

Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Enable Notifications OK No thanks