Bujanoc, 19 gusht 2024. – Në hyrje të repartit të fëmijëve në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc ishte shkruar një mesazh me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve: “Vdekje shiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”.
Gazetari i Bujanovaçkes në vend e ka gjetur policinë duke hetuar, kështu që nuk kemi mundur të marrim deklarata, sepse hetimet janë duke vazhduar.
Një mesazh i ngjashëm javën e kaluar është shkruar edhe në asfaltin e parkingut përballë kësaj hyrjeje të Shtëpisë së shëndetit.
Autoritetet me atë rast i thanë Bujanovaçkes se janë në kërkim të autorëve.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…