Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 30 gusht 2024. (Foto Aliu dhe Memeti) – Ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit në Qendrën për punë sociale, Leon Memeti, të premten e ka marrë detyrën nga drejtori i mëparshëm Gani Aliu.
Të enjten Kuvendi i ka emëruar memetin si ushtrues detyre. Ai është jurist i diplomuar nga Bujanoci dhe në krye të një institucioni social vjen si anëtar i koalicionit Fronti për Ndryshim, përkatësisht partisë Alternativa për Ndryshim. Deri më tani ka punuar në Administratën tatimore lokale të Administratës komunale.
Paraardhësi i tij e drejtoi institucionin që nga dhjetori i vitit të kaluarPërndryshe, bëhet fjalë për kuadrin e Lëvizjes për Progres Demokratik të Shqiprim Musliut.
Kuvendi ka emëruar të enjten edhe ud drejtorët e Entit të farmacisë (Dejan Mitiq) dhe QKS “Rinia” (Dragan Miliq), si dhe kryetarin e ri të Autoritetit të përkohshëm që menaxhon NP “Komunalia” (Amir Xhaferi).
Ata pritet të marrin detyrën në ditët në vijim.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…