Bujanoc, 1. dhjetor 2024. – Seancat e Kuvendit të Komunës së Bujanocit së shpejti do të transmetohen përmes kamerave robotike. Bëhet fjalë për donacion nga ministria e linjës në vlerë prej 4.7 milionë dinarë.
Vizita e Ministres së pushtetit lokal, Jelena Zhariq Kovaçeviq, në Bujanoc dhe premtimet e saj po japin rezultatet e para.
KK Bujanoc është informuar nga Ministria e Administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale se ka marrë grant për transmetim modern të seancave të Kuvendit, me ndihmën e kamerave robotike.
Emri i projektit është “Përmirësimi i punës së KK-së përmes krijimit të një sistemi për regjistrimin dhe transmetimin e seancave duke përdorur kamera robotike”.
“Kuvendi i Komunës së Bujanocit – gjithmonë në shërbim të transparencës!”, kanë thënë nga Kuvendi komunal Bujanoc.
Poslanik Petrović Gašiću: Dok sam ja znao činove, vi ste učili da izvlačite fuge u kupatilima
Bujanovac, Beograd, 3. decembar 2025. – Obraćanje ministra vojnog Bratislava Gašića, koji je u parlamentu govorio o zdravstvenom…



