Shkruan: I. Jovanoviq
Bujanoc, 10 shkurt 2025. Leon Memeti do të udhëheq Qendrën për punë sociale në Bujanoc për katër vitet e ardhshme. Mandatin e plotë të drejtorit Memeti e ka marrë nga Kuvendi Komunal.
Leon Memeti drejtoi Qendrën për punë sociale si ushtrues detyre i drejtorit i këtij enti që nga gushti i vitit të kaluar. Ndihma dhe mbështetja për grupet e cenueshme sociale do të jetë prioritet në punën e tij.
-Prioritetet e mia si drejtor do të jenë ndihma dhe mbështetja për grupet e cenueshme sociale, ndihma për familjet në situata krize, parandalimi i dhunës në familje, forcimi i mbrojtjes sociale për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, të gjitha gjërat për të cilat kujdeset normalisht kjo Qendër për punë sociale – tregon Memeti.
Ai shton se do të përpiqet të krijojë bashkëpunim të mirë me institucionet dhe organizatat tjera.
Memeti është jurist i diplomuar në drejtësi nga Bujanoci dhe ka ardhur në krye të entit social si anëtar i koalicionit Fronti për ndryshim, apo partisë Alternativa për ndryshim.
Para se të bëhej drejtor i Qendrës për punë sociale, ai ka punuar në Administratën tatimore lokale në Administratën komunale.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

