Tregu në Bujanoc mbetet i hapur të hënave, pa shitës ambulant në rrugë

Bujanoc, 21 mars 2020 – Tregu tradicional i të hënave në Bujanoc do të vazhdoj të jetë i hapur, mirëpo do të ndalohet çfardo ekspozimi dhe shitje e mallit rrugëve rreth tregut. 

Kryetari Shaip Kamberi tha për Bujanovaçke se në takimin që kishte me kryetarin Vuçiq dhe me kryeministren “nuk kishte ndonjë konkluzion” mbi ndalimin e punës së tregut të gjelbërt  gjatë pandemisë së virusit korona COVID -19 dhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Serbi. 

„Nëse marrim një urdhër të tillë atëherë do të mbyllet edhe tregu i gjelbërt”, thotë Kamberi. 

Ai shton se tani më është ndaluar shitja jashtë tregut të gjelbërt edhe ditëve të tjera, para së gjithash rreth barnatores dhe Postës.

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!



Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *