FËMIU SHTATËVJEÇAR NGA BUJANOCI I INFEKTUAR ME COVID – 19, DËRGOHET URGJENTISHT NË NISH

Shkruan: N. Stevanoviq

 Bujanoc, 23 prill 2020. – Një fëmijë 7vjeçar nga Bujanoci është infektuar me COVID – 19 , lajm ky i konfirmuar në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

– Të shtunën e kaluaru Pacienti i lindur në vitin 2013 u transferua me urgjencë nga Vranja në Qendrën Klinike në Nish, dhe ne sapo kemi marrë konfirmimin se rezultati i mostrës së tij në covid-19 është pozitiv – thotë dr.Llella Jovanoviq, drejtoreshë në Shtëpinë e shëndetit në Bujanoc.

E pyetur mbi gjendjen shëndetësore të fëmiut, dr Jovanoviq na tha se ai është duke u “trajtuar me protokole përkatëse” „.

Ajo vuri në dukje se menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat i në përputhje me procedurat – pjesëtarët e tjerë të familjes menjëherë janë izoluar ndërkohë që Shërbimi epidemiologjik është duke hulumtuar kontaktet. Ky është rasti i gjashtë i konfirmuar infeksionit me COVID-19 në komunën e Bujanoc dhe fëmija i parë I prekur nga kjo sëmundje.  Nga pasojat e infeksionit me këtë virus deri më tani dy persona kanë humbur jetën.

SVE VESTI O KORONA VIRUSU VEZANE ZA BUJANOVAC, MOŽETE PRATITI NA NAŠEM LINKU KLIKOM OVDE!

Deri më tani në Serbi është konfirmuar se janë tridhjetë fëmijë të infektuar me COVID – 19 , bëri të ditur imunologu Srgja Jankoviq në konferencë për shtyp të Shtabit të krizave, dhe të gjithë kanë një pasqyrë të butë klinike.

Dr Jovanoviq përsëri u bëri thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat për të parandaluar përhapjen e COVID – 19, duke theksuar veçmas se është e obligueshme bartja e maskava me rastin e vizitave e kontrollimeve mejkësore në Shtëpinë e shëndetit.

https://bujanovacke.co.rs/2020/04/23/dete-iz-bujanovca-od-7-godina-pozitivno-na-koronu-hitno-prebaceno-u-nis/




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *