Bujanoc, 4 qershor 2020 – Siç kanë bërë të ditur Bujanovaçke, është ndërprerë furnizimi me ujë në të gjithë qytetin që prej mëngjesit të së premtes për shkak të një havarie në rrugën Josif Janjiq, në hyrje të sheshit.
Havaria ka ndodhur ditën e djeshme, ndërkaq ekipi kujdestar i Komunalisë u përpoq të ndërpresë furnizimin me ujë vetëm në rrugën ku ndodhi prishja, mirëpo ishte e pamundur për shkak të valvulës së vjetëruar, kështu që mënyra e vetme mbeti mbyllja e valvulës kryesore.
Drejtori teknik i ndërmarrjes së shërbimeve komunale, Ilir Taipi, nuk mund të specifikonte se kur do të riparohet valvula, por ai tha se „uj nuk do të ketë para orës 12“.
Bujanovaçke do t’ju raportojë gjatë ditës në lidhje me punimet për riparimin e havarisë.