CAKAJ: JEMI DUKE BËRË NJË PLAN VEPRIMI PËR SHQIPTARËT E LUGINËS

Bujanoc, Preshevë, 10 qershor 2020. Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj tha të mërkurën nga Presheva se „një nga prioritetet e Shqipërisë dhe Kosovës“ është hartimi i një Plani të veprimit për ndihmë gjithëpërfshirëse për shqiptarët në jug të Serbisë.

Ai tha se nisma për pjesëmarrjen e unifikuar të shqiptarëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi më 21 qershor nuk do të jetë e vetmja, por se puna për „përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës“ do të vazhdojë.

Pas takimit me drejtuesit e partive që u mblodhën në listën e përbashkët zgjedhore, Cakaj tha se ai do të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar në zgjidhjen e papunësisë dhe pasivizimin e vendbanimeve, “ që do të kontribuojë në ruajtjen e substances kombëtare të shqiptarëve në këtë rajon“.

– Lista e përbashkët zgjedhore e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është një pasqyrim i politikës së angazhimit të Shqipërisë dhe Kosovës për të përmirësuar dhe avancuar pozicionin e shqiptarëve dhe përfaqësimin e tyre në nivelin qendror, por kjo nuk e përjashton Serbinë nga detyrimet e saj ndaj kësaj treve – tha ministri shqiptar.

Ministri do të jetë të enjten në Bujanoc dhe do të pritet nga kryetari i komunës Shaip Kamberi dhe kreu i Këshillit kombëtar të shqiptarëve (KKSH) Ragmi Mustafa.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *