ANALISTI NGA PRISHTINA: TË PYETET SERBIA SE SA PARA DËSHIRON PËR NJOHJEN E KOSOVËS

Bujanoc, Prishtinë, 12. qershor 2020. (Foto KosovoOnline)- Analisti politik, Nexhmendin Spahiu, thotë se nuk mund të merret njohja e Serbisë pa dhënë diçka. Por, ai thotë se Qeveria duhet të caktojë një çmim deri ku s’mund të dëmtohet rëndë, përndryshe, sipas tij, duhet të mbetet status quo, transmeton KosovoOnline.

„ Duhet t’i themi Serbisë sa pare po i do me na njoftë? Sa miliardë mund t’i bëjmë që t’ia japim Serbisë?, kishte thënë Spahiu.

Është interes ynë kombëtar të bëjmë pazar me Beogradin, shtoi ai.

„ Aleatët tonë nuk mund ta bëjnë atë që e kanë bërë në vitin 1999 sepse sot është Putini dhe jo Jelcini “, thotë ai.

Spahiu në Info Magazine tha se është pro konsensusit së palës kosovare në dialogun me Serbinë.

„ Në një pazar kaq të rëndësishëm duhet të ketë konsensus. Varet sa ne e vetëdijësojmë shoqërinë se cili ësht pazari më i mundshëm dhe më i lehtë. Edhe Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën, edhe Serbia ka akademi, e ka kishën që është shumë substanciale. Ne duhet ta vëmë një çmim që deri këtu mund të japim, nëse jo ta mbajmë status quo “, konsideron Spahiu.

Megjithatë, Spahiu tha se në rast të mbajtjes së status quos ka rrezik të kthimit prapa.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *