Nga: N. Stevanoviq
Bujanoc, 12 qershor 2020. Pesë parti politike shqiptare me po aq lista zgjedhore do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale në Bujanoc, në mesin e të cilave është edhe Partisë për Veprim Demokratik (PVD), udhëheqësi i së cilës është Driton Rexhepi.
Kandidati i PVD për kryetar, Driton Rexhepi, doli në plan të parë dhe fitoi besimin e strukturave të partisë, pasi kryetari i partisë dhe i komunës, Shaip Kamberi, pohoi se pas dy mandateve në krye të vetëqeverisjes lokale, nuk do të kandidonte më në zgjedhjet lokale.
Rexhepi nga Tërnoci është master i juridikut dhe aktualisht është shefi i Drejtoratit për shërbime publike në Administratën komunale Bujanoc.
I dyti në listën zgjedhore është Enver Ramadani, profesor i gjuhës angleze nga Bujanoci, i cili ishte rival i Rexhepi në zgjedhjet e brendshme të partisë për bartësin e listës zgjedhore.
Ramadani është një ish-drejtues i Drejtoratit për zhvillim dhe investime nga i cili u largua për të vazhduar punën në arsim.
Nëse kombinimet pas zgjedhjeve i japin PVD-së pozicionin e kryetarit të kuvendit, ai do të jetë kandidati i kësaj partie për këtë post.
Ndërmarrësi Gafur Bici, një ekonomist i diplomuar nga Samolica, është i treti në listë.
Lista vazhdon me Aferdita Mustafën, një mjeke specialiste nga Bujanoci, ekonomisten e diplomuar Shermine Beqiri-Beluli nga Tërnoci dhe masterin e së drejtës Ermal Rexhepi, koordinator i Fakultetit Ekonomik në Bujanoc.
Bujanocasi, Nexhat Duraku, ekonomist me profesion, është i shtati në listën e kandidatëve për këshilltarë, dhe i teti është një inxhinier i gjeodezisë Duan Salihu nga Tërnoci.
Në mesin e dhjetë kandidatëve të parë janë edhe psikologia Teuta Mejdiji dhe gazetarja Resmije Ramadani.
Lista e Partisë për Veprim Demokratik – Driton Rexhepi mbanë numrin 6 në fletëvotim.
PVD është fituesi i zgjedhjeve në vitin 2016, me ç’rast patën fituar 12 mandate në koalicion me Unionin Demokratik Shqiptar (UDSH), parti kjo e cila në zgjedhjet që do të mbahen më 21 qershor po garon e vetme.
Ju mund të shihni të gjithë listën zgjedhore KETU.