Ju prezentojmë zgjedhjet lokale: Partia demokratike -Nagip Arifi

Nga: N. Stevanović

 Bujanovac, 15 qershor 2020. Lista zgjedhore e Partisë Demokratike (PD) është lista e parë e shpallur nga Komisioni zgjedhor komunal (KKZ) për zgjedhjet lokale në Bujanoc, ndërkaq bartës i saj është kryetari i partisë dhe ish kryetari i komunës Nagip Arifi.

 Kreu i partisë më të madhe opozitare, e cila tubon shqiptarët e kësaj komune, po synon një mandat të tretë në krye të vetëqeverisjes lokale dhe është kandidati i PD për kryetar.

 Befasia në këtë listë është se në mesin e kandidatëve për këshilltarë të kësaj partie nuk gjendet Hajredin Hida, kreu aktual i grupit të këshilltarëve dhe njeriu i dytë i kësaj partie, i cili në një periudhë pas zgjedhjeve të vitit 2012 kishte ushtruar edhe funksionin e kryetarit të Kuvendit komunal.

I dyti në listën zgjedhore është Jetmir Memeti, një ekonomist nga Tërnoci, ndërsa kandidati i tretë është një ekonomist tjetër – Rahim Rahimi nga Bilaçi.

E katërta në këtë listë është Adelina Bruçaj Asani, e cila ishte këshilltare edhe në dy përbërjet e kaluara të Kuvendit komunal, përndryshe profesoreshë e gjuhës shqipe, ndërsa e pesta në listë është Tejhana Latifi Hajredini, profesoreshë e gjuhës angleze nga Tërnoci.

 Në këtë listë zgjedhore janë edhe Ruzhdi Halili nga Bujanoci, agronom i diplomuar, Isuf Ibrahimi mësues nga Tërnoci, dhe Nazmi Duraku, ekonomist nga Breznica,.

 Në vendin e nëntë dhe të dhjetë janë Samire Murati ekonomiste ngaTërnoci dhe Ajtene Beqiri nga Samolica, ekonomiste e diplomuar.

 Lista „Partia Demokratike – Dr. Nagip Arifi“ është e para në fletëvotim dhe përmban numrin maksimal të kandidatëve për këshilltarë – 41.

 Partia e Arifit ishte e dyta në zgjedhjet e fundit pas Partisë për Veprim Demokratik (PVD), duke fituar 10 mandate në Kuvendin e deritanishëm.

 Listën e plotë të PD-ve mund ta shihni KËTU.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *