Shkruan: N. Stevanoviq
Bujanoc, 17 qershor 2020. Nën numrin 8 në fletën e votimit për zgjedhjet lokale në Bujanoc është lista e Lëvizjes për progres demokratik (LPD), drejtuesi i së cilës është Shqiprim Musliu, djali i themeluesit të kësaj partie Jonuz Musliu.
Tridhjetë vjeçari Shqiprim Musliu, ekonomist i diplomuar nga Konculi, ishte zgjedhur lider i LPD-ës në tetor të vitit 2018 dhe është i pari në listën e kandidatëve për këshilltarë të partisë, që ishte pjesë e mazhorancës komunale në pushtet, në përbërjen e deritanishme të Kuvendit komunal.
Sipas marrëveshjes së koalicionit, LPD mori pozitën e kryetarit të Kuvendit komunal të Bujanocit, funksion të cilin e ushtroi Adnan Salihi, një nga bashkëpunëtorët më të afërt i të ndjerit Jonuz Musliu dhe një zyrtar shumëvjeçar i partisë, i cili tani nuk është në mesin e kandidatëve për këshilltarë.
I dyti në listë është Nevzad Lutviu, i diplomuar për drejtësi nga Osllara, ndërsa e treta është Almedina Raqipi, ekonomiste e diplomuar.
Ndër këshilltarët e mundshëm janë Visar Limani – ekonomist i diplomuar nga Bujanoc, profesoresha e historisë Mimoza Kadriu nga Bilaçi dhe dentisti Llokman Ameti nga Letovica.
Përndryshe, në zgjedhjet lokale të vitit 2016, LPD fitoi katër këshilltar në Kuvendin lokal.
Partia ka paraqitur listën e saj me numrin maksimal të kandidatëve të mundshëm – 41.
Në dhjetëshen e parë në listë janë edhe dentisti Shuajb Neziri nga Lluçani, Granit Sadriu nga Dobrosin, i cili në rubrikën e përgatitjes profesionale ka shënuar “administrata publike”, dhe në fund Ardita Salihi nga Bujanoci, profesoreshë e anglishtes.
Listën e plotë zgjedhore të „Lëvizja për progres demokratik – Shqiprim Musliu“ mund ta shihni duke klikuar KETU.