ËSHTË MBYLLUR QENDRA E PRITJES SË MIGRANTËVE NË BUJANOC

Shkruan: N. Stevanoviq

Bujanoc, 24 qershor 2020. Që nga java e kaluar në Qendrën e pritjes për migrantë, në ish-fabrikën e akumulatorëve „Svetllost“ në Bujanoc, nuk ka më asnjë shfrytëzues, për shkak se – siç thuhet zyrtarishtrisht – të rinovimit të objektit i cili mund të zgjasë disa muaj, ka mësuar ekipi i Bujanovaçkes.

Siç na u tha në Komisariatin për Refugjatë (KPZHI), kampi nuk është i mbyllur, por nuk do të pranojë migrantë për një periudhë të caktuar, me qëllim të rinovovimit të objektit „për shkak të numrit të madh të shfrytëzuesve që kaluan nëpër Qendrën e pritjes gjatë pandemisë“.

Mirëpo, nga burime të tjera kemi mësuar se afati i kthimit të migrantëve, përkatësisht rihapja e kampit, është nën një pikëpyetje të madhe.

Personat që qëndronin në këtë Qendër, rreth tridhjetë prej tyre, javën e kaluar u transferuan në Qendrën e pritjes në Preshevë, thonë në KPZHI.

Në fund të vitit 2019, banorët e disa fshatrave në afërsi të Qendrës kërkuan nga policia lokale që të angazhoheshin më shumë në sigurimin e banorëve lokal dhe pronave të tyre nga migrantët, duke paralajmëruar se, në të kundërtën, ata do të organizonin roje në vendbanimet e tyre.

Pas një incidenti, i cili mund të ishte përshkallëzuar në një konflikt midis banorëve lokal dhe migrantëve, nënkryetari i komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq, njoftoi se do të kërkojë kontroll më të madh mbi lëvizjen e njerëzve të vendosur në Qendrën e pritjes në Bujanoc.




Ostavite odgovor

Vaša adresa e-pošte neće biti objavljena. Neophodna polja su označena *