Bujanoc, 9. tetor 2023. Vajza, Leontina Kurteshi (2010) nga Bujanoci është zhdukur të enjten (5 tetor), ndërsa zhdukja e saj është raportuar më 7 tetor, prej se policia ka qenë intensivisht në kërkim të saj, është konfirmuar për portalin tonë në Policinë e Vranjës.
– Prindërit kanë denoncuar rastin në polici të shtunën (7 tetor), që nga ajo kohë janë vënë në kërkim intensiv të vajzës – thotë policia.
Babai i vajzës, Zoran Kurteshi, i është drejtuar portalit tonë me kërkesë për publikimin e fotografisë së Leontinës dhe ka kërkuar nga bashkëqytetarët që nëse e shohin apo dinë diçka për të, të lajmërojnë menjëherë policinë.
Demokracia zvicerane: Ismail Ismailli dhe vajza e tij Valentina, diamante i Bujanocit në diasporë
Tani, Zvicra është shtëpia e tyre, por të gjithë qytetarët e Bujanocit mund te jenë krenarë me punën…

