Bujanoc, 12 korrik 2020 – Një i ri nga Tërnoci u vra sot në qendër të Bujanoc afër pikës së karburantit, mëson jozyrtarisht Bujanovaçke!
Skena e krimit (Foto nga Bujanovačka)
Ndërkohë që babai i të vrarit mbeti i plagosur.
Ky informacion u konfirmua për Bujanovaçke nga burime jozyrtare nga emergjenca dhe policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12 të së dielës kur një paerson u vra e një tjetër u plagosë me armë zjarri.
Policia lokale po siguron vendin e ngjarjes ku është tubuar një numër i madhë i qytetarëve.
Ndërkohë që po raportojmë (12:45), ende nuk ka filluar ekzaminimi i vendit të ngjarjes.
Jozyrtarisht, viktima dhe babai i tij janë pronarë të dyqanit përpara të cilit ndodhën të shtënat.
Po ashtu, jozyrtarisht, mësojmë se i dyshuari është arrestuar.
Edhe viktima edhe të dyshuarit janë anëtarë të komunitetit shqiptar, dhe siç m ësojmë, motivi i krimit janë marrëdhëniet e pazgjidhura fqinjësore.