LILANCË: ARRESTOHET PËR DHUNË FIZIKE NDAJ GRUAS

Bujanoc, 14 korrik 2020. Me dyshimin për ushtrim të dhunës brutale ndaj bashkëshortes, të hënën (13 korrik) është arrestuar  S.V. nga fshati Lilancë.

 – Personi në fjalë, më 8. korrik, kishte sulmuar fizikisht viktimën duke i dhënë asaj disa goditje në trupin e saj, ndërkohë që edhe më herët, sikur edhe ditë më parë, e kishte fyer dhe larguar të dëmtuarën nga shtëpia – iu tha  Bujanovaçkes  në Prokurorinë themelore publike në Vranje.

 Të dyshuarit iu shqiptua masa urgjente e ndalimit të komunikimit, si dhe mbajtja në polici dhe do t’i ngritet kallëzim penale për veprën dhunë në familje.

 Përndryshe e dëmtuara, më 11 korrik kishte ushtruar fletëparaqitje penale në formë të shkruar përmes Postës, e të cilën ia kishte adresuar Prokurisë themelore publike  të Vranjës – Departmaneti në Bujanoc, në të cilën ajo kishte deklaruar se tani më një kohë të gjatë ishte duke përjetuar dhunë nga bashkëshorti i saj.




Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *